Ç’bën Dua Lipa që t’i ecë vaj? Super zakoni fatsjellës që duhet ta përdorni dhe ju – AlpeGossip
Ç’bën Dua Lipa që t’i ecë vaj? Super zakoni fatsjellës që duhet ta përdorni dhe ju

Ç’bën Dua Lipa që t’i ecë vaj? Super zakoni fatsjellës që duhet ta përdorni dhe ju

Në një intervistë për revistën “V”, ndër të tjera këngëtarja Dua Lipa tregoi se ishte shumë supersticioze.

E intervistuar nga Katy Perry, Dua rrëfeu se ç’kishte bërë përpara çmimeve BRIT për t’i sjellë vetes fat të mirë.

 

“Jam shumë supersticioze. Para një shfaqjeje në Stockholm, grupi im mendoi se do të ishte qesharake të bënim “Gëzuar” me ujë përpara shfaqjes. U nevrikosa shumë me ta, u ngjitëm lart në skenë dhe gjithçka shkoi keq. Gjithçka. Përpara performancës së çmimeve BRIT isha kaq e shqetësuar që performanca do të prishej nga nervozizmi im, saqë i vesha mbathjet mbrapsht, poshtë veshjes sime.” dhe fati e ndoqi vërtet, rrëmbeu plot 2 çmime.

Gjatë intervistës Dua tregoi një tjetër detaj interesant, se si vite më parë kur ishte 15 vjeç kishte shkuar në koncertin e Katy- t dhe kishte mundur të ngjitej në skenë bashkë me disa vajza të tjera nga publiku.

 

“Ti [Katy] po këndoje dhe the: Kush do të ngjitet lart? Dhe unë që mendova në djall vaftë, po ngjitem.”