ÇFARË PO NDODH MES TYRE? Atdhe Xharavina bën komentin e papritur për Beatrix Ramosajn por thumbon… – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH MES TYRE? Atdhe Xharavina bën komentin e papritur për Beatrix Ramosajn por thumbon…

ÇFARË PO NDODH MES TYRE? Atdhe Xharavina bën komentin e papritur për Beatrix Ramosajn por thumbon…

Pasi shkaktoi një zhurmë të madhe në rrjet me deklaratat vazhdueshme ndaj Bora Zemanit, ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ Atdhe Xharavina duket se tani ka kthyer sytë nga Beatrix Ramosaj.

Në të njëjtën ditë kur Bora dhe Donald konfirmuan rikthimin e tyre, u vu re komenti i ish-konkurrentit  në foton e Beatrix ku shfaqet në ‘Sunny Hill’. “O yll bote” i shkroi ai, teksa këngëtarja ia ktheu me emojin e një zemre të bardhë.

640-0-2-1661807394

Fill pas kësaj, Atdheu teksa ishte i ftuar në ‘D-night’ tha fjalët më të mira për Beatrix Ramosajn. “Beatrix është yll, është shumë e bukur. Dhe përveç kësaj, ka super stil. Vishet shumë bukur. Mua për vete më pëlqen. Te BBV kam vënë re një gjë te Beatrix se që kur është zgjuar në mëngjes dhe kur ka fjetur në darkë vonë, ka qenë super e bukur. E kam shumë shoqe. Më vjen keq nga mami i Beatrix ndaj nëse do dilja në darkë me të, do ishte darkë miqësore”-u shpreh ai.

atdhe-xharravina

Së fundmi ish-konkurrenti ka komentuar sërish në foton e fundit të këngëtares ku shfaqet provokuese me një kostum sportiv.

 “Shumë xixëllushëm a edhe me tuta do ju tregosh çfarë është stili?”- shkruan Atdheu duke lënë të nënkuptojë se komenti ishte dhe një thumb ndaj dikujt.

Kurse Trixa iu përgjigj vetëm me disa emoji.

WhatsApp Image 2022-11-11 at 11.01.44 AM

Kujtojmë se që pas lidhjes së Borës dhe Donaldit, Xharavina është shprehur se nuk e simpatizon më Borën dhe nuk dëshiron të flasë më për të. Në lidhje me spekulimet se mes tyre ka pasur një romancë, ish-konkurrenti i mohuar totalisht.

I pyetur nëse do dilte në darkë me Borën, do ishte miqësore, apo pasionante ai tha: “Një darkë miqësore. Nuk më tërheq. Dhe e kisha kaluar foton. Nuk kam më qejf të flas në intervista në lidhje me…”-tha ai në D-Night duke mos i përmendur as emrin.

bora zemani atdhe xhavarina2

I pyetur se si ka mundësi që kur bëhet fjalë për Bora-Donald është në mes ai, ish-konkurrenti i Për’puthen u shpreh: “Sa herë e kam sqaruar nuk më kanë kuptuar. Unë e kam thënë gjatë BBVIP jam fans i Donaldit. Më fusin në mes në një gjë që nuk më takon. Nuk më ka takuar dhe nuk më takon më. Më ka ardhur mirë për bashkimin e tyre. Respekt dhe ta tejkalojmë.”

atdhe xharavina, bora zemani

Por, a ka patur një flirt mes tij dhe Borës? “E kam thënë 100 herë, nuk është e vërtetë asgjë nga ato që thuhet.”- u përgjigj ish-konkurrenti.