BASHKËPUNIMI ME YLLIN BOTËROR/ Ja roli i Krenar Çoçaj, ky DETAJ e nxori zbuluar Luanën - AlpeGossip
BASHKËPUNIMI ME YLLIN BOTËROR/ Ja roli i Krenar Çoçaj, ky DETAJ e nxori zbuluar Luanën

BASHKËPUNIMI ME YLLIN BOTËROR/ Ja roli i Krenar Çoçaj, ky DETAJ e nxori zbuluar Luanën

Luana Vjollca nuk di të ndalet me sukseset e saj në muzikë. Duket se bjondja bukuroshe e ka marrë seriozisht karrierën në muzike, kjo pasi ka publikuar klipe të njëpasnjëshme. Këngëtarja Luana Vjollca sapo publikoi këngën e saj më të re, në bashkëpunim me artistin e njohur me famë ndërkombëtare Faydee me titull “Yalla Habibi”. Një bashkëpunim shumë i sukesshëm që padyshim do të kthehet menjëherë hit për tregun muzikor shqiptar.

Faydee është ylli i këngëve “Can’t let go”, “Habibi, i need your love”, “Maria”, “Love in Dubai”, që kanë qenë hite edhe tek publiku shqiptar. Por a qëndron Krenar Çoçaj pas këtij bashkëpunimi të Luanës me Faydee?

Çoçaj përflitet si i dashuri dhe njëkohësisht menaxheri i Luana Vjollcës dhe të themi të drejtën që në periudhën kur është përfolur si i tillë, karriera muzikore e Luanës është rritur goxha.

E siç duket pas këngës “Yalla Habibi” qëndron Krenari të cilin e kemi parë shpesh teksa shoqëron Luanën në koncerte të ndryshme nëpër Europë.

Në listën e vogël të personave që ndjek Krenari është pikërisht edhe Faydee, mirëpo edhe ky i fundit e ndjek menaxherin Kosovar. Pra Krenari pop o bën goxha punë të mirë me karrierën muzikore të Luanës.