FESTON DITËLINDJEN/ Ja si surprizohet Klea Huta në mesnatë (FOTO) – AlpeGossip
FESTON DITËLINDJEN/ Ja si surprizohet Klea Huta në mesnatë  (FOTO)

FESTON DITËLINDJEN/ Ja si surprizohet Klea Huta në mesnatë (FOTO)

Prezantuesja bukuroshe, Klea Huta feston sot ditëlindjen dhe mbush 26 vjeç. Me të mbërritur mesnata Klea është surprizuar nga miqtë e saj të cilët kanë shkuar në vendin ku ajo ndodhej me tortën dhe duke i kënduar këngën e ditëlindjes.

Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar një urim as nga Elgiti i cili ka postuar një foto me Klean dhe shkruan: “Edhe 100 jetë”.

Prezantuesja ka marrë urime të shumta edhe nga fansat, shumë prej të cilave i ka publikuar në Instagram duke i falenderuar publikisht.