PËR TË FITUAR LEKË/ Flaka Krelani del në rrugë duke kënduar (FOTO) – AlpeGossip
PËR TË FITUAR LEKË/ Flaka Krelani del në rrugë duke kënduar  (FOTO)

PËR TË FITUAR LEKË/ Flaka Krelani del në rrugë duke kënduar (FOTO)

Në puntatën e parë të “Bukë me vete”, emisionit më të ri të Roza Latit,  ishin të ftuara dy motrat bukuroshe, këngëtarja Flaka Krelani dhe gazetarja e sportit Qeqa Krelani.

Vajzat shëtitën me kamper, luajtën me letra, bënë paragliding, bënë plazh me bukë me vete dhe në fund Flaka duke qenë se humbi lojën duhet të merrte dënimin.

Kështu Roza i kërkoi Flakës të këndonte në shëtitoren e Dhërmiut për të mbledhur lekë.

Flaka këndoi këngë popullore teksa njerëzit kalonin pranë dhe e shihnin. Ndiqni këtë pjesë në videon e mëposhtme.