ÇFARË I EKSITON TEK NJË FEMËR? Njihuni me mendimet e 10 burrave – AlpeGossip
ÇFARË I EKSITON TEK NJË FEMËR? Njihuni me mendimet e 10 burrave

ÇFARË I EKSITON TEK NJË FEMËR? Njihuni me mendimet e 10 burrave

Është e ditur. Nëse doni të dini ç’mendon një burrë, pyesni burra të tjera. Shoqet, mami, motrat mund t’ju ndihmojnë, por shumicën e rasteve, s’ia kanë idenë ç’thonë. Burrat dhe gratë janë ndryshe dhe kaq. Kështu deshi natyra.

Prandaj, kur vjen puna te tema si martesa, lidhjet dhe seksi, është lëvizje e zgjuar të pyesni burrat sesa të hamendësoni ç’mendojnë në heshtje.

Pra, çuna, ç’u eksiton te një grua?

“Aroma. Më pëlqejnë gratë që përdorin një parfum specifik.” – A., 32 vjeç

“Më pëlqen dikush që ndihet rehat pa grim, në shtëpi dhe në publik.” – I., 27 vjeç

“Këmbë dhe duar të mirëmbajtura, dhe një palë këpucë seksi.” – B., 40 vjeç

“Më josh biseda dhe sensi i humorit.” – K., 25 vjeç

“Më tërheq një grua që di pak nga të gjitha.” – J., 36 vjeç

“Strijat. Gratë kanë strija, vajzat jo.” – L., 35 vjeç

“Pirsings dhe tatuazhe.” – M., 29 vjeç

“Më pëlqejnë gratë që e shijojnë seksin, jo që janë thjesht të zonja.” – D., 42 vjeç

“Një grua që ka nevojë për mua, pa u bërë e ngjitur.” – T., 42 vjeç

“Dikush që s’përpiqet të duket seksi. Thjesht është.” – V., 39 vjeç