KONCERTI I ADELËS/ Prezanton Arbana Osmani dhe marrin pjesë këto këngëtarë të njohur (FOTO) – AlpeGossip
KONCERTI I ADELËS/ Prezanton Arbana Osmani dhe marrin pjesë këto këngëtarë të njohur (FOTO)

KONCERTI I ADELËS/ Prezanton Arbana Osmani dhe marrin pjesë këto këngëtarë të njohur (FOTO)

Ish- banorja e BBA dhe gazetarja e njohur shqiptare Adelajda Xhamani u nda nga jeta një vit më parë dhe veç dhimbjes së madhe ajo la pas edhe projekte të mëdha pa realizuar.

Miku i saj më i mirë, Eraldo Rexho zbuloi në përvjetorin e saj të vdekjes se të dy kishin nisur një projekt, por pasi Adela  u nda nga jeta u ndërpre dhe tani ai do t’a çojë atë deri në fund.

“Në vend të Adelës” do të jetë një koncert i madh homazh ndaj Adelës dhe ndërkohë me një mision humanitar në vete.

Ky koncert ka për qëllim të ndihmojë një vajzë province, t’i sigurojë asaj një burse, që të ketë lirinë dhe të jetë e suksesshme në jetën e saj. Këtë vit është vendosur që ndihma t’i shkojë një vajze nga Kavaja.

Ky koncert madhështor që do të mbahet në 12 nëntor tek Art Turbina do të prezantohet nga moderatorja e famshme shqiptare Arbana Osmani dhe pjesëmarrës do të jenë këngëtarë shumë të njohur të skenës shqiptare si: Artiola Toska, Aurela Gaçe, Eli Fara, Greta Koçi, Irma Libohova, Jonida Maliqi, Kejsi Tola, Klint Çollaku, Lori Kaçka, Manjola Nallbani, Olta Boka, Orgesa Zaimi, Redon Makashi, Rosela Gjylbegu, Rovena Dilo, Soni Malaj dhe West Side Family.

Shpërndaje