Më 8 Mars Meghan Markle ishte pjesë e panelit të “King’s Collage” në Londër ku u fol gjatë për gratë dhe çdo kauzë që lidhet me to. Nga i gjithë ky diskutim çfarë do të mbahet mend gjatë janë thëniet e princeshës, të cilat aktualisht po pushtojnë rrjetet.
Meghan Markle foli për rëndësinë e zërit të gjithsecilit në lidhje me barazinë gjinore.
Nëse gjërat janë gabim dhe ka mungesë të theksuar drejtësie dhe pabarazie, dikush duhet të thotë diçka- dhe pse të mos jesh ti?
Princesha tha gjithashtu se në rrjete sociale nuk mjafton thjesht lobimi për ndryshim.
Hashtaget nuk mjaftojnë. tha ajo duke shtuar se nuk e përdor kurrë Twitter-in por lexon çdo ditë The Economist.
Për Markle, është e rëndësishme që burrat të bëhen pjesë e lëvizjes feministe.
Ne duhet të jemi feministe globale dhe të përfshimë burrat dhe djemtë në këtë.
Dukesha e Sussex-it, tha midis të tjerave se si bebushi po e trajton atë gjatë shtatzënisë.
Është e lezetshme, kam bërë shaka këto javët e fundit. Kam qenë duke parë një dokumentar në Netflix rreth feminizmit dhe një nga gjërat që ato thoshin për shtatzëninë ishte: I ndjej shkelmimet embrionale të feminizmit. E doja shumë këtë shprehje, prandaj çfarëdo që të jetë, djalë ose vajzë, uroj të jetë ky rasti
Është kaq e rëndësishme që vazhdimisht të kemi njerëz të rinj, duke formuar ide të reja dhe duke gjetur zgjidhje për të gjithë.
Nëse mund të flasim për mënyrën se si barazia gjinore u jep të gjithëve më shumë zgjedhje dhe më shumë opsione, atëherë mund të jetë më gjithëpërfshirës, globalisht.