Pedagogia shqiptare na njeh me garderobën e saj, ndoshta më e madhja që keni parë deri më sot – AlpeGossip
Pedagogia shqiptare na njeh me garderobën e saj, ndoshta më e madhja që keni parë deri më sot

Pedagogia shqiptare na njeh me garderobën e saj, ndoshta më e madhja që keni parë deri më sot

Pedagogia e Universitetit të Arteve, Riselda Sejdija, njihet për jetën e saj super luksoze. Jo vetëm në daljet publike por edhe në përditshmërinë e saj, Riselda, zgjedh të vishet me markat më të njohura dhe të shtrenjta në botë.

Është bërë e udhës tashmë që personazhet e njohur të publikojnë fotografi nga garderoba e tyre dhe pikërisht të njëjtën gjë vendosi të bënte edhe Riselda ditën e sotme. Megjithatë po ju paralajamërojmë se gaderoba e saj është një ndër më të mëdhatë që mund të keni parë deri më sot.

Në videon që Riselda ka publikuar në ‘InstaStory’ mund të themi se gaderoba e saj me gjithë veshjet dhe këpucët është sa dy dhoma. Në një cep të saj Riselda ka dhe një kënd për realizmin e ‘make-up’-it. Në video Riselda ka shkruar se nuk di çfarë të veshë dhe në fakt nuk i vëmë faj, sepse përpara gjithë atyre veshjeve është e vështirë të vendosësh.