Vazhdon SHERRI! Pasi i tha “injorante” Dajana i përgjigjet Egla Harxhit: Kur unë lexoja, ti konkurroje nëpër Miss-e… – AlpeGossip
Vazhdon SHERRI! Pasi i tha “injorante” Dajana i përgjigjet Egla Harxhit: Kur unë lexoja, ti konkurroje nëpër Miss-e…

Vazhdon SHERRI! Pasi i tha “injorante” Dajana i përgjigjet Egla Harxhit: Kur unë lexoja, ti konkurroje nëpër Miss-e…

Ish modelja nga Libofsha e Fierit, shumë e përfolur për lidhjen e saj treshe dhe ëndrrën për realizimin e “Principatës së Libofshës” është indinjuar me komentet e dy moderatorëve të emisionit Ditë e Re, lidhur me mënyrën e saj të jetesës dhe ka “shfryrë” kundër dyshes televizive në një intervistë dhënë për gazetën “Panorama”

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i moderatorëve, duke i vënë në dukje ish modeles që nuk kanë asgjë kundër mënyrës së saj të jetesës, edhe pse nuk ndajnë të njëjtin mendim, por kanë bërë shaka me idenë e “principatës”, e cila ngjan paksa utopike për të thuajse të gjithë pjesën tjetër të opinionit publik. Ja dhe komentet e Dajanës dhe Besit drejtuar Harxhit:

Dajana: “Egla, tani e pashë që ke replikuar o zemër. Ne në fakt kemi bërë shaka, por unë Egla kam vetëm një pyetje dhe jam shumë e drejtpërdrejtë: T’i thuash Tiranës ‘provincë’, nuk e di çfarë mund t’i thuash Libofshës dhe pas kësaj nuk kam asnjë replikë tjetër. Kënaqësi zemër!”

Besi: “Po Egla jeton jashtë shtetit në fakt…”

Dajana: “Po nga është?”

Dajana: “Nejse, nuk ka problem. Se është edhe kjo pjesa tjetër që, kur unë lexoja, ajo ishte duke marrë pjesë nëpër Miss-e dhe ‘paqe në botë’. Nejse, faleminderit që na ke dhënë rëndësi! Gjithsesi, unë të kam qejf, ti mund të vish bashkë me Alen po kam hall se më pas Ale do të të lërë ty pastaj”

Besi: “Këtu ka një problem shumë të madh: Në momentin që dikush një ngjarje personale e bën publike, duhet të marrësh parasysh të gjitha mendimet, kundra apo pro. Ndaj, përsa i përket kësaj pjese Egla, dua të të përshëndes: Bravo për guximin, që ke shprehur veten tënde ashtu siç je, që dëshirat e tua seksuale ose jo, janë ato që janë; nuk dua të të paragjykoj fare, ashtu siç as dajana nuk ka paragjykuar. Por një mendim mund ta japim të gjithë.”

Dajana: “Faleminderit që na dhe vëmendje. Unë kam që 20 vjeç në ekran dhe Besi një çikë më shumë, por idea ishte që ne folëm për principatën, bëmë shaka për principatën. Por, unë ta them prapë që është idiotllëk të jesh treshe, sepse ky është menimi im. Ti do vazhdosh ta bësh, përderisa ke dyzime në jetën tënde. Mendimin tim unë do ta them prapë njësoj. ”

Besi: “Dajana që duket si njeri ‘i mbyllur’ është njeriu më ‘openminded’ në kuptimin më të mirë të fjalës”

Dajana: “Po ne nuk u morëm fare me të, po bënim shaka për principatën”

Besi: “Mënyra si Egla e ka kthyer është shumë personale, ndërkohë që ne nuk u morëm fare me atë anë.”

Dajana: “Ka ndryshim shumë të madh të dalësh në ekran e të prezantosh që njëzet vjeç dhe të njihesh për marrëdhëniet treshe”

Dyshja televizive e ka mbyllur këtu komentin në lidhje me Egla Harxhin, por nuk dihet nëse “lufta e replikave” do të vazhdojë akoma. Gjithsesi, për të informuar më mirë publikun, ish modelja nga Libofsha nuk është më në një lidhje treshe, pasi ‘partnerja’ tjetër u largua, por gëzon statusin e saj si nënë, me ardhjen në jetë të djalit të saj Lucifer