PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Einxhel dhe Dagz tregojnë si e përjetuan lajmin e pritjes së ëmbël – AlpeGossip
PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Einxhel dhe Dagz tregojnë si e përjetuan lajmin e pritjes së ëmbël

PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Einxhel dhe Dagz tregojnë si e përjetuan lajmin e pritjes së ëmbël

Kur mësuan për herë të parë lajmin e shtatzënisë, Einxhel dhe Dagz nuk e besuan një gjë të tillë. Në një intervistë ekskluzive për “Pushime on Top”, ata kanë treguar se çdo ndjesi dhe emocion në lidhje me shtatzëninë e Einxhel e kanë kaluar bashkë.

Çifti i BBV kanë treguar se e kanë marrë me sportivitet këtë situatë, megjithëse më parë, kur i kërkonin fansat një bebe, i dukej shumë e largët një gjë e tillë. Ata treguan se edhe brenda shtëpisë së BBV e kishin diskutuar një gjë të tillë dhe Dagz i kishte thënë Einxhelit se do të bënte një tatuazh për të kur ta bënte baba.

Einxhel Shkira: Unë me llogaritë e mia e di se kur ndodhi por le të mbetet private kjo gjë. Gjithë kohës kemi qenë bashkë, nëse ka një person që e kam ndarë më së shumti këtë gjendje është Dagz. I kam thënë që dyshoj që “jemi” shtatzënë.

Dagz: Si ndjenjë është shumë e veçantë, unë prapë nuk e kisha shumë të besueshme derisa e dëgjova rrahjen e zemrës.

Einxhel: Është shumë interesante se ne jemi të dy njerëz sportivë i marrim gjërat me sportivitet. Kur isha në Kosovë nuk isha mirë nga ana shëndetësore dhe motrës së Dagzit i thashë më duket se po të bëj hallë. Por testin e bëra shumë vonë. Njerëzve të afërt ua kemi thënë. Ka qenë shumë e çuditshme kur fansat na shkruanin kur do bëni fëmijë dhe unë e shihja shumë të pamundur dhe i thoja Dagzit “ca thonë këta”. Megjithatë që në në BBV ne e kemi folur si gjë dhe Dagz më ka thënë që në BBV do të bëj një tatuazh kur të më bësh baba.