Dafina Zeqiri dhe Orhida Letifi, e njohur si Kida, u bënë bashkë këtë verë dhe sollën hitin “Luje belin”.
Edhe pse u kritikua shumë, kënga pëlqehet nga fansat duke bërë që këngëtaret të shfaqen së bashku në shumë koncerte.
Së fundmi është bërë virale një video e këngëtareve, ku në përfundim të performancës teksa përqafohen, Zeqiri i ledhaton të pasmet Kidës. Këngëtarja duket se e shijon këtë moment, ashtu si dhe fansat e shumtë, që brohorasin.