XHENSILA DHE AJKA KOMBINOHEN EDHE NË SHTËPI/Ja çfarë kanë veshur për një pasdite pranë oxhakut (FOTO) – AlpeGossip
XHENSILA DHE AJKA KOMBINOHEN EDHE NË SHTËPI/Ja çfarë kanë veshur për një pasdite pranë oxhakut (FOTO)

XHENSILA DHE AJKA KOMBINOHEN EDHE NË SHTËPI/Ja çfarë kanë veshur për një pasdite pranë oxhakut (FOTO)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka kaluar këtë pasdite të së hënës nën shoqërinë e vogëlushes së saj Ajka.

Në një video të publikuar nga këngëtarja në Instagram, nënë e bijë shihen teksa qëndrojnë përballë oxhakut të dyja bashkë për të kaluar një pasdite të ngrohtë në shtëpi.

Por ato që na tërhoqën vëmendjen janë papuçet e njëjta të Xhensilës me të bijën, që duken si të punuara me dorë dhe në ngjyrë të kuqe.

Në foto shfaqen këmbët e vogla të Ajkës e cila qëndron në prehrin e së ëmës.

Xhensila dhe Besi nuk kanë publikuar asnjëherë ndonjë foto në të cilën i shfaqin fytyrën voglushes.

Ata kanë ditur të ruajnë privatësinë e saj dhe vijojnë të mos publikojnë foto të Ajkës, duke na bërë gjithnjë e më shumë kureshtarë se kujt i ngjan vogëlushja.