ENI KOÇI FESTON DITËLINDJEN/ Genci nuk kursen vargjet e dashurisë (FOTO) – AlpeGossip
ENI KOÇI FESTON DITËLINDJEN/ Genci nuk kursen vargjet e dashurisë (FOTO)

ENI KOÇI FESTON DITËLINDJEN/ Genci nuk kursen vargjet e dashurisë (FOTO)

Këngëtarja e njohur Eni Koçi feston sot ditëlindjen. Ndërsa në këtë ditë të veçantë për të, nuk kishte si të mungonte urimi i të fejuarit, Genc Prelvukaj.

Në një postim në Instagram, Genci ka publikuar vargje dashurie. “Urime ditëlindjen Bella! E bukur në shpirt, që i jep ngjyrë ditëve të mia. Edhe 100 të tjera të lumtura”, ka shkruar ai në Instastory.

Kujtojmë se pak muaj më parë në media u përhap lajmi, se Genci i ka propozuar për fejesë Enit dhe kjo e fundit ka pranuar.

Sakaq, Eni ka publikuar së fundmi edhe këngën e saj më të re, “Bella” që është një këngë e prodhuar nga Genci por që këngëtarja shqiptare e këndon atë në bashkëpunim me Lindonin.

genci-1.jpg