Ndjekësi në Instagram e ngacmon, Bleona nuk ia le mangët përgjigjen: Ik kap WIFI… (FOTO) – AlpeGossip
Ndjekësi në Instagram e ngacmon, Bleona nuk ia le mangët përgjigjen: Ik kap WIFI… (FOTO)

Ndjekësi në Instagram e ngacmon, Bleona nuk ia le mangët përgjigjen: Ik kap WIFI… (FOTO)

Përveçse një artiste e njohur, ndër të tjera ajo njihet veçmas për përgjigjet e saj direkte, shpesh herë edhe shpotitëse ndaj kujtdo që përpiqet ta ngacmojë publikisht. Kjo është Bleona! Këngëtarja pa komplekse, dhe gjithnë në një hap me prurjet e fundit në botën e muzikës, ajo vetëm pak kohë më parë publikoi hitin e fundit “ I don’t need your love”!

Krahas, intervistave të ndryshme, ajo ishte edhe pjesë e kopertinës së Class për muajin e kaluar. Bleona ka preferuar që ta ripostojë kopertinën, por nuk kanë munguar komentet e ndryshme në të. Mes tyre, ka qenë edhe një person që i ka shkruar se: “Po pse harxhoni faqet e revistës apo s’keni ça postoni tjetër. Kësaj i shkoj gjithë jeta për t’u bërë e famshme dhe nuk po ia del dot. Ne e dimë pak a shumë jetën dhe famën e Bleonës. E filloj me këngën, deshi të futej në Hollywood, por fatkeqësisht vendet kishin qenë të zëna”.

Ka mjaftuar ky koment, dhe përgjigja e Bleonës ka qenë pa doreza, direkte dhe e drejtpërdrejtë. “O ti zoti analist. I’m famous for being famous somewhere else, trying to become famous somewhere else which equals to famous. Ik tani zgjidhe këtë ekuacion meqë paske kap free wireless”.