Aktorja e “Shtëpiake të dëshpëruara” i jep fund beqarisë. Ja ceremonia e martesës… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Aktorja e “Shtëpiake të dëshpëruara” i jep fund beqarisë. Ja ceremonia e martesës… (FOTO+VIDEO)

Aktorja e “Shtëpiake të dëshpëruara” i jep fund beqarisë. Ja ceremonia e martesës… (FOTO+VIDEO)

Ozge Ozder është bërë shumë e njohur në Shqipëri me rolin e saj si Emel në serialin turk “Shtëpiake të dëshpëruara”. Pas disa vitesh lidhje me këngëtarin turk Sinan Guleryuz, aktorja ka kurorëzuar dashurinë me martesë.

Ceremonia e martesës u mbajt ditën e djeshme në një nga lokalet me pamjen më të bukur të Stambollit dhe i gjithë organizimi dukej perfekt. Në dasmën e çiftit të njohur ishin të ftuar disa aktorë shumë të famshëm si Gözde Kansu, Begüm Birgören, Aslı Tandoğan, Nebahat Cehre e shumë të tjerë. Të ftuarit dhe çifti kanë publikuar video dhe fotografi të ndryshme dhe duket se të gjithë e kanë shijuar shumë.

Aktorja Ozge Ozder kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë të përshtatshëm me stinën e verës. Çifti i sapomartuar ka vërtetuar edhe njëherë se dashuria nuk njeh moshë, duke qenë se aktorja është rreth 8 vite më e madhe se këngëtari.