PAS LARGIMIT NGA “KLAN”/ Arjola Shehut i besohet projekti i rëndësishëm në prezantim në Itali – AlpeGossip
PAS LARGIMIT NGA “KLAN”/ Arjola Shehut i besohet projekti i rëndësishëm në prezantim në Itali

PAS LARGIMIT NGA “KLAN”/ Arjola Shehut i besohet projekti i rëndësishëm në prezantim në Itali

Pas largimit nga televizionit “Klan”, u duk se Arjola Shehu mbeti jashtë buqetës së madhe të emisioneve për sezonin e ri televiziv. Mirëpo, nuk vonoi shumë të zbulohej se në fakt, Arjola kishte marrë përsipër një tjetër projekt jashtë ekranit, por që lidhej ngushtë me kuzhinën.

Së fundmi, e kontaktuar nga “Tiranapost.al” Arjola Shehu ka rrëfyer se ndodhet në Milano, për të prezantuar atje “Tipicita” 2019, një projekt i përvitshëm që lidhet me kuzhinën italiane. Gjatë prezantimit, moderatorja nuk do të jetë vetëm pasi do të ketë në krah edhe gazetarin italian të Rai-t, Marco Ardemagni.

 “Kam ardhur në Itali për një projekt që quhet Tipicita. Më kanë ftuar mua të prezantoj bashkë me një mikun tim, gazetar në Rai, Marco Ardemagni”,- tha Arjola.

Shpresojmë që ky projekt, të jetë një ogur i mirë për moderatoren.