Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti ka humbur njeriun e zemrës. Bëhet fjalë për gjyshen e saj, për të cilën ajo ka pohuar se gjithmonë kur vinte në Shqipëri ishte ndër personat e parë që shikonte.
Ajo ka dhënë lajmin e hidhur me anë të disa postimeve në rrjetet sociale ku ndodhet krah të ndjerës.
‘Gjyshja më e mirë në botë…. Do jesh gjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe’ ka shkruar Bleona.
A.P.