Pasi u nda nga bashkëshorti që e rrihte, aktoren e njohur e lë edhe i dashuri i ri – AlpeGossip
Pasi u nda nga bashkëshorti që e rrihte, aktoren e njohur e lë edhe i dashuri i ri

Pasi u nda nga bashkëshorti që e rrihte, aktoren e njohur e lë edhe i dashuri i ri

CEO i “SpaceX”, Elon Musk dhe aktorja Amber Heard janë ndarë, është ky lajmi që ka pushtuar sot mediat botërore. Dyshja kishin nisur një lidhje dashurie një vit më parë dhe Amber dukej shumë e lumtur pas historisë me John Depp për të cilin deklaroi se e keqtrajtonte.

Sipas “TMZ” Elon Musk i ka dhënë fund lidhjes me aktoren duke u shprehur se gjërat nuk po funksiononin. Amber kishte rënë dakort me vendimin e tij.

“Ata vazhdojnë të interesohen për njëri-tjetrin”, tha një burim pranë dyshes megjithatë nuk duket të jetë kështu pasi të dy e kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në rrjete sociale.