Era Istrefi është një ndër vajzat më me fat shqiptare dhe ndër ato më me stil, saqë bëri që e gjithë bota të kthejë sytë nga ajo. Edhe pse zhduket për një kohë të gjatë, ajo deri tani ka shumë projekte që bota po i dëgjon si ‘Bonbon’, ‘Redrum’, ‘I love Yous’, Live it up’, ‘Origami’, ‘Oh God’ dhe së fundmi dy bashkëpunime mjaft të fuqishme ‘Purpose’ me Jonas Blue dhe ‘Anything More’ me Steve Aoki.
Përpos projekteve muzikore, Era nga mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare e kanë krahasuar gjithmonë për ngjashmërinë e zërit me Rihanna-n dhe SIA-n si dhe për ngjashmërinë e frikshme në pamje me Bella Thorne. Të dyja janë koshiente për këtë ngjashmëri, madje Era në një intervistë së fundmi ka pranuar këtë gjë dhe se e pëlqen vërtet Bella-n.
Mirëpo edhe Bella nuk mund ta injorojë dot këtë fakt. Ngjashmëria me këngëtaren shqiptare është shumë e madhe dhe së fundmi Bella ka filluar të ndjekë Erën në Instagram dhe këtë gjë mund ta shihni edhe në foton më poshtë.