E RRALLË/ Niki Delijorgji sapo tha se përdor gjakun e periodave si maskë për fytyrën dhe rrjeti ”u çmend” – AlpeGossip
E RRALLË/ Niki Delijorgji sapo tha se përdor gjakun e periodave si maskë për fytyrën dhe rrjeti ”u çmend”

E RRALLË/ Niki Delijorgji sapo tha se përdor gjakun e periodave si maskë për fytyrën dhe rrjeti ”u çmend”

Modelja Niki Delijorgji postoi një foto në Instagram ku në fytyrë mban një maskë me ngjyrë të kuqe. “Maskë një milion dollarëshe me gjak periodash nga vagina juaj e bukur,” shkruan ajo shoqëruar më pas me një foto tjetër pa grim për të nxjerrë në pah lëkurën që shkëlqen.

Më pas shtoi:

“Oh Zot, nuk e dija se Story im do të shkaktonte kaq shumë debat. Kaq shumë mesazhe shokuese nga vajzat gjithashtu. Zonjusha, gjaku juaj ka shumë vitamina dhe është një superushqim. Ju këshilloj të keni më shumë raport me trupin tuaj dhe sekrecionet.”

Nuk është hera e parë që dikush lyen fytyrën me gjak periodash. Për shembull një parukiere nga Australia, Yazmina Jade, ka publikuar më parë një video ku lyen fytyrën me gjakun e periodave. Përpos përdorimit të tij për një lëkurë më të mirë, qëllimi kryesor i Yazmina-s ishte të ndërgjegjësonte gratë dhe të theksonte që nuk kanë pse të kenë turp nga periodat.

YAZMINA JADE

Një tjetër, artistja nga Kanadaja Gabrielle Schlegel, e përdor gjakun e periodave për të piktuar. Gabrielle ka publikuar foto ku e vendos në lëkurë për po të njëjtat qëllime si Yazmine. Ajo pretendon gjithashtu që gjaku ka efekt pozitiv në lëkurë. Por ç’thotë shkenca?

GABRIELLE SCHLEGEL,

Përdorimi i gjakut në estetikë nuk është një procedurë fort e panjohur. Kjo teknikë u bë e famshme nga Kim Kardashian, e cila tregoi se përdor gjakun e saj për të rigjeneruar fytyrën, por në këtë rast procedura kryehet nga mjekët specialistë dhe konsiston në marrjen e gjakut nga trupi i njeriut, përpunimin nga mjekët të cilët i largojnë trombocitet dhe injektimin në lëkurë përmes gjilpërave të holla.

Megjithatë ka edhe njerëz që vendosin, në kushte shtëpie, gjakun e periodave në fytyrë. Nga njëra anë, personat që e përdorin këtë maskë thonë se gjaku përmban qeliza, kalcium, është ushqyes dhe rigjeneron lëkurën. Nga ana tjetër, të shumtë janë skeptikë pasi deri sot nuk ka një provë të mirëfilltë shkencore për efektet e tij.