Lori dhe Sara përmendin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, ankohet Redia: Më harrove mua… (FOTO) - AlpeGossip
Lori dhe Sara përmendin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, ankohet Redia: Më harrove mua… (FOTO)

Lori dhe Sara përmendin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, ankohet Redia: Më harrove mua… (FOTO)

Përpos udhëtimeve të shumta sëbashku, Sara dhe Lori shkaktojnë jo pak humor me komentet mes tyre në rrjetet sociale. Herë duke u komplimentuar, herë duke shfaqur natyrën tipike prej motrash, trashëgimtaret e Top Channel bëhen shpesh kryefjala e lajmeve të portaleve. Nga ana tjetër, ato nuk janë të vetmet e familjes Hoxha…

Redia, më e vogla ndër motrat, qendron disi më larg vëmendjes mediatike. Por, këtë herë duket se ka patur një ankesë lidhur me Sarën. Kjo e fundit ka shkruar me shaka poshtë njërit prej postimeve: “Është vërtetë e vështirë të menaxhosh një drejtues emisionesh, një kokëkuq që nuk rri asnjë sekond ulur dhe një blogere të shndërruar në superstar”, referuar kjo Ledionit, Londonit dhe Lorit. Këtë herë, Redia ka komentuar: “Më harrove mua”, duke i kujtuar Sarës se ka një ‘detyrë’ të katërt përkujdesje

 

Motrat Hoxha janë tejet aktive në rrjetet sociale, e nuk është habi që Sara ta mendojë si punë të gjithë përkushtimin ndaj familjes. Kjo ndodh kur shtëpia ka shumë anëtarë, apo jo?