E gjithë BOTA sytë mbi të: Ja sa seksi do të duket Era në këngën Botërorit (FOTO) – AlpeGossip
E gjithë BOTA sytë mbi të: Ja sa seksi do të duket Era në këngën Botërorit (FOTO)

E gjithë BOTA sytë mbi të: Ja sa seksi do të duket Era në këngën Botërorit (FOTO)

Lajmi se këngëtarja shqiptare Era Istrefi do të këndojë në Kampionatin Botëror të FIFA-s 2018, bëri xhiron e rrjetit këto ditë. Në këngën e re, ajo do të bashkëpunojë me dy yjet me famë botërore, Will Smith dhe Nicky Jam.

Menaxheri i këtij të fundit tregoi në një intervistë për ‘W Radio’ se bashkëpunimi do të lançohet këtë të premte, më 25 maj. Me siguri të gjithë janë kuriozë për pamjen e këngëtares shqiptare, e cila me anë të një postimi në profilin e saj në Instagram ka shuar kuriozitetin e të gjithëve.

Ajo shfaqet tepër seksi e veshur me pantallona të shkurtra të zeza, që i tregojnë pjesën e poshtme të vitheve. Gjithashtu Era ka veshur një palë sandale të zeza me një pupël të gjatë në pjesën e pasme të këmbës dhe ka pozuar për të gjithë ndjekësit e saj, duke sqaruar në përshkrimin e fotos se kjo do të jetë pamja e saj seksi në Botëror.