FEMRAT E SHOWBIZZIT QË U DASHURUAN ME DJEMTË E DEPUTETËVE/ Nga Ilda Bejleri tek… (FOTOT) – AlpeGossip
FEMRAT E SHOWBIZZIT QË U DASHURUAN ME DJEMTË E DEPUTETËVE/ Nga Ilda Bejleri tek… (FOTOT)

FEMRAT E SHOWBIZZIT QË U DASHURUAN ME DJEMTË E DEPUTETËVE/ Nga Ilda Bejleri tek… (FOTOT)

Ditët e fundit kryefjala e mediave rozë kanë qenë dy bukuroshet Ilda Bejleri dhe Adelina Berisha.

Siç dihet Adelina është një ndër vajzat më seksi në showbiz-in shqiptar, mirëpo ajo gjithmonë është munduar që jetën e saj private ta mbaj larg vëmendjes së publikut.
Së fundmi është zbuluar se bukuroshja bjonde është në një lidhje me djalin e deputetit të njohur Lefter Koka.

Siç bëhet e ditur Adelina dhe Arbër Koka prej disa kohësh janë të lidhur dhe shumë të dashuruar.
Nga burimet është mësuar se dyshja është njohur nga një shoqëri e përbashkët dhe që prej asaj kohe janë parë shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

llda Bejleri ka sqaruar lidhjen e saj me deputetin e PD-së, Klevis Balliu. E pyetur në një intervistë, moderatorja u shpreh se është një situatë shumë e komplikuar.

Moderatorja Ilda bejleri prej disa kohësh përflitet se është në një lidhje intime me deputetin e PD-së, Klevis Balliu. Dyshimet u shtuan kur çifti u shfaq duke ecur krah për krah njëri-tjetrit, pas një darke në një nga restorantet e kryeqytetit.

“E komplikuar do thoja. Jam shumë mirë me veten. Kaq më mjafton. E komplikuar, sepse, sigurisht, kur një person është i arrirë, në sensin që e di çfarë kërkon, është e vështirë ta gjesh ashtu siç e kërkon dhe ashtu siç ti e dëshiron,”- është shprehur Ilda.

Një tjetër këngëtare e cila është komentuar shumë pë lidhjen e saj me djalin e deputetit të  LSI-së është Olta Boka.

Ajo nuk e ka mohuar faktin se është në një lidhje, por nuk preferon të tregojë më shumë detaje.

Partneri i Olta Bokës quhet Iv Rrrokaj, dhe është djali i deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj.

Çifti shfaqen mjaft të dashuruar në foto, teksa i dhurojnë puthje njëri-tjetrit.

Disa kohë më parë, e ftuar tek “Rudina”, Olta tregoi se martesa është në planet e saj të afërta, çfarë na bën të mendojmë se lidhja e tyre tashmë është konsoliduar.


Përgatiti: AlpeNews.al