NATA FINALE E “KËNGA MAGJIKE”/ Tre pretendentët kryesorë dhe përse! (VIDEO) – AlpeGossip
NATA FINALE E “KËNGA MAGJIKE”/ Tre pretendentët kryesorë dhe përse! (VIDEO)

NATA FINALE E “KËNGA MAGJIKE”/ Tre pretendentët kryesorë dhe përse! (VIDEO)

Natën e sotme do të mbahet finalja e madhe e “Kënga Magjike 2018”, ku dhe do të shpallet fituesi i madh i edicionit të 20-të.  Gjithashtu, do të performojnë 20 artistë  dhe do të ndahen çmimet.

Disa prej këngëtarëve të njohur  me anë të postimeve në rrjetin social Instagram  kanë konfirmuar kalimin në finale.

Ja disa prej tyre: Flor Mumajesi: “Plas”, Fifit Ft Mc Kresha: “Psikopatja jote”, Ronela Hajati: “Vuj”, Bruno ft Artjola Toska: “Digjem”, Klajdi Haruni: “Nuk të dua dot më pak”, Kejsi Tola: “Më ke mua”,  Ardit Çuni ft Daniel Toçi: “Qaj”, Rozana Radi: “Kur përfundoi një dashuri si kjo e jona”, Manuel Moscatti ft Matteo Becuçi: “Sempre”, Krusita: “Akull”, Erik Lloshi: “Mos Urre”.

Tani le të kthehemi tek këngët që kanë bërë gjithë njërzit ti këndojnë “non stop” dhe ti veçojnë nga  këngët e tjera të festivalit.

Rikthimi i Flori Mumajesit ishte vërtetë një surprizë që gëzoi fansat dhe këtë gjë e vërteton  mbështetja e gjithë publikut dhe kolegëve në dy projektet e reja.

“Plas”mesa duket mund të jetë kënga fituese, natën e djeshme Flori ishte ndër artistët e funti që performoi dhe i vetmi këngëtar që publiku e shoqëroi gjatë gjithë performancës.

Brohoritjetet e publikut bënë që Flori të rikthehesh sërish në skenë dhe të përulej para tyre.

E mendoni si fitues?! Ne, PO!

 

Pasi u publikua kënga “Psikopatia jote” e Fifit dhe Mc Kresha rrjeti u çmend pasi ata të dyrrëmbyen menjëherë zemrat e publikut.

Natën e dytë,  Kresha pati një incident gjatë performancës ku nuk dëgjonte muzikën nga kufjet, kjo bëri që kënga mos të ishte në nivelet e duhra por gjithësesi publiku u çua në këmbë dhe ne mund ta themi me bindje të plotë se mund të jetë edhe kënga fituese.

Tek e fundit, po dëgjohet në çdo cep të Tiranës!

Me siguri të gjithë e keni menduar të paktën njeherë se edhe Ronela mund të jetë edhe  Fituesja e “Kënga Magjike”,  i cili gjithashtu është kompozimi i Flori Mumajesit.

Nëse i hidhni një sy rrjeteve sociale do të shihni suportin e madh që këngëtarja ka marrë për këngën “Vuj”, e cila do të mbahet mend për ritmin e veçantë dhe koreografinë.

Këto janë tre këngët më të përfolura dhe që kanë marrë vëmendjen më të madhe gjatë netëve gjysmëfinale por nuk mund të mohojm edhe artistët e tjerë që janë shumë të komentuar gjithashtu si: Olsi Bylyku,Kejsi Tola apo edhe Klajdi Haruni.

Përgatiti: AlpeNews.al