“JAM PENDUAR POR…”/ Ardit Çuni tregon sikletin e madh në “Kënga Magjike”: Votimi… (VIDEO) – AlpeGossip
“JAM PENDUAR POR…”/ Ardit Çuni tregon sikletin e madh në “Kënga Magjike”: Votimi… (VIDEO)

“JAM PENDUAR POR…”/ Ardit Çuni tregon sikletin e madh në “Kënga Magjike”: Votimi… (VIDEO)

Edicioni i 20-të i Këngës Magjike është një jubile jo vetëm për festivalin më jetëgjatë të muzikës moderne shqiptare, por një celebrim për vetë muzikën.

23 artistë big dhe 26 artistë në kategorinë e të rinjve u bënë bashkë në Pallatin e Kongreseve për dy netët gjysmëfinale duke vulosur statusin e organizimit më të rëndësishëm për këngëtarët në karrierë, ashtu edhe një sprovë kyçe për talentet që kërkojnë të pushtojnë skenën.

Një prej konkurentëve të këtij edicioni të Kënga Magjike është edhe Ardit Çuni. Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në prapaskenat e Pallatit të Kongreseve, këngëtari tha se sikleti i tij më i madh në këtë spektakël është procesi i votimit, ndërkohë që shtoi se i ka mbetur peng që në 2014-ën ka votuar me 0 pikë këngëtarin Vedat Ademi, i cili ishte një nga pretendentët e çmimit të parë në atë kohë.

“Sikleti im më i madh është procesi i votimit. E vetmja gjë që sot jam penduar përse e kam bërë është që i kam dhënë në 2014 Vedat Ademit 0 pikë. Ndërkohë ai ishte pretendent për të fituar. Por ia kam dhënë vetëm për një arsye, se ndërkohë që unë kam interpretuar, ai ka dalë jashtë për të pirë cigare dhe nuk e ka vlerësuar performancën time. Por nga ana tjetër, edhe ai më ka vlerësuar me 0 pikë. Por ai vazhdon të ma përmendë edhe sot”, tha Çuni.

Ai po ashtu vlerësoi bashkëpunëtoren e tij Daniela, si pretendenten më të mirë për këngën “Qaj”. “Për bashkëpunimin tim askush nuk mund të ishte më e mirë se sa Daniela”, tha këngëtari