Trashëgimtarja e Top Channel dhe fashionistja Lori Hoxha ka vendosur të shuajë kurozitetin e fansave lidhur me pyetje të ndryshme që ata i kanë bërë në Instagram.
Një prej pyetjeve ka qenë për tatuazhin që Lori ka në krah ku shkruhet “Saudade”.
Kjo fjalë ka kuptimin e nostalgjisë për diçka ose dikë që e ke dashur shumë, e ke humbur dhe e di që nuk kthehet kurrë. “Dashuria që ngelet”, shkruhet në fund.
Mesa duket ky tatuazh lidhet me babain e saj të ndjerë, Dritan Hoxha, i cili është ndarë nga jeta vite më parë.