SPORTIV APO MODERN/ Më thuaj çfarë tipi je, të të them çfarë aksesori të duhet për 2019-n – AlpeGossip
SPORTIV APO MODERN/ Më thuaj çfarë tipi je, të të them çfarë aksesori të duhet për 2019-n

SPORTIV APO MODERN/ Më thuaj çfarë tipi je, të të them çfarë aksesori të duhet për 2019-n

Veshja dhe aksesorët tregojnë shumë për tipin e personit që jeni! Çfarë çante apo këpucësh zgjidhni të vishni, por edhe për orën që zgjidhni.

Orët me rrip zinxhiri tregojnë se jeni një tip klasik dhe në kërkim të gjërave që i rezistojnë kohës, jeni mes modernes dhe tradicionales.

Ndërsa nëse mbani një të tillë me rrip plastik do të thotë se jeni më modernë dhe gjithmonë në kërkim të trendeve të fundit.

Për elegantët

Për ata që preferojnë më shumë nuancat e të artës, “FULL ROSE JACKET” është zgjedhja perfekte.

Rripi i dizajnuar me materialin që i reziston goditjeve, ka si element kryesor ndërthurjen e nuancave të florinjtës dhe kafes. Por detajet kryesore janë katër kristalet e pastra të vendosura në kasën e orës.

Nëse do të zgjidhnit për versionin e nuancës së argjendtë atëherë kërkoni për orën “FULL SILVER JACKET”, në dyqanet e “Swatch” në TEG dhe në qendrën “Metropol”.

Ndryshe nga ora e mësipërme, ky aksesor vjen me ndërthurjen e argjendtit dhe nuancës së florinjtë, ndërsa kristalet janë të vendosura brenda fushës.

Për sportivët

Kombinimi mes materialit inoks dhe plastikës vazhdon të jetë trend edhe në 2019-n. “BLUE GRID” sjell kontrastin e blusë së errët, të bardhës së numrave dhe detajeve të kuqe, të cilat janë fosforeshentë dhe shkëlqejnë në errësirë.

Për modernët

“SECRET DOC” është ndërthurja mes orës elegante, sportive, “casual”-e dhe moderne. Kasa dhe rripi janë të dizajnuar prej inoksi, ndërsa fusha është e gjitha ngjyrë vishnjë e hapur. Numrat dhe treguesit e tjerë e bëjnë shumë të lehtë që të shikojmë orën.