NUK DO PUSHONI SË QARI/ Rikthehet emisioni ynë i preferuar në “Vizion Plus” (FOTO) – AlpeGossip
NUK DO PUSHONI SË QARI/ Rikthehet emisioni ynë i preferuar në “Vizion Plus” (FOTO)

NUK DO PUSHONI SË QARI/ Rikthehet emisioni ynë i preferuar në “Vizion Plus” (FOTO)

Televizioni “Vizion Plus” do të rikthejë emisionin tonë të preferuar.

Bëhet fjalë për emisionin “Nga e para” i cili rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve me misionin e tij për të rindërtar shtëpitë e njerëzve në nevojë, për t’i shndërruar ato në shtëpi luksoze dhe me hapësirë të mjaftueshme për të jetuar.

Nuk dihet se kush do ta moderojë këtë emision, pasi në sezonet e tij të para ka qenë vetë bukuroshja e ekranit shqiptar, Valbona Selimllari ajo e cila na emociononte gjithnjë kur takonte familjarët dhe qante bashkë me ta.

“Gazeta Express” shkruante në shtator se ish-Missi shqiptar do të drejtojë një emision të ngjashëm, ku do t’u vijë në ndihmë njerëzve në nevojë, por nën logon e “Ora News”.

Nuk e dimë nëse ky projekt qëndron ende në planet e Selimllarit, por jemi shumë kuriozë të dimë se kush do të moderojë “Nga e para” dhe kush do të qajë bashkë me ne!

Ardi Asllani i cili ka dhënë lajmin për fillimin e emisionit të ri, nuk ka dhënë asnjë detaj më tepër.