“MË ACARONTE SHUMË”/ Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi flasin për marrëdhënien e tyre si kolegë: Ziheshim shumë – AlpeGossip
“MË ACARONTE SHUMË”/ Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi flasin për marrëdhënien e tyre si kolegë: Ziheshim shumë

“MË ACARONTE SHUMË”/ Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi flasin për marrëdhënien e tyre si kolegë: Ziheshim shumë

“Ëndërrtjerrësit” është një nga emisionet më të reja në ekranin e Top Channel. Në puntatën e djeshme ky emision ballafaqoi për herë të parë pas shumë vitesh Arbana Osmanin dhe Ermal Mamaqin.

Dy moderatorët e njohur kanë nisur së bashku emisionin e parë “Top Select” që në vitin 2002, që zgjati deri në 2017-tën për t’u zëvendësuar më pas nga “Pop Culture”

Teksa kujtonin momentet gazmore të tyre, Arbana rrëfeu edhe keqkuptimet dhe konfliktet e shumta që ata kishin gjatë prezantimit që vinin si pasojë e batutave të shumta të Ermalit që mesa duket e acaronin moderatoren.

“Më acaronte shumë”/ Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi flasin

“Unë me Ermalin ziheshim shumë si në kamera, ashtu edhe jashtë kamerave. Unë e merrja shumë seriozisht prezantimin ndërsa Ermali bënte shumë batuta. Më dukej sikur ja hiqte të gjithë rëndësinë programit me batuta dhe më acaronte shumë”- tha ajo mes të qeshurash.

Rikujtojmë se Arbana Osmani është një nga moderatoret më të komentuara të momentit, sidomos pas “Big Brother VIP Albania”.