“NUK I KANË KUSHTET…”/ Einxhel pas operimit të krahut: Kujt t’i shkoja në shtëpi? – AlpeGossip
“NUK I KANË KUSHTET…”/ Einxhel pas operimit të krahut: Kujt t’i shkoja në shtëpi?

“NUK I KANË KUSHTET…”/ Einxhel pas operimit të krahut: Kujt t’i shkoja në shtëpi?

Pak ditë më parë Einxhel Shkira pësoi një incident në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Moderatorja e njohur lëndoi krahun teksa tentoi të kapërcente një orendi në formë rrethi.

Si pasojë, Einxhel kaloi një ditë në spital, ku iu nënshtrua dhe një ndërhyrjeje. Më pas ajo u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Së fundmi, gjatë një bisede me Monikën dhe Beniadën, Einxhel ka treguar se nuk do donte të shkonte në shtëpi sepse do mundonte familjarët e saj.

“Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk ecën nga këmba, do më kishin dhe mua…Në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi…kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një”, është shprehur Einxhel.