Këtë fund qershori, çifti shumë i dashur nga publiku, Marina e Getoari janë nisur me pushime e po relaksohen diku larg zhurmës së kryeqytetit. Ditën e sotme Marina ka postuar vazhdimisht foto e video nga ambienti ku po qëndrojnë teksa foto e fundit ka tërhequr më së shumti vëmendje.
Moderatorja shfaqet e veshur me një fustan të tejdukshëm që i tregon trupin me linja perfekte. Marina ka marrë qindra komplimenta nga fansat, por ka pasur edhe nga ata që foton e kanë parë me shumë detaje. “Ku e ke dorën e majtë mi?”, e pyet një fans Marinën duke e akuzuar kështu për fotoshop.
Marina nuk i ka kthyer përgjigje sepse në fakt dora e moderatores është thjesht fshehur pas fustanit që i valëvitet nga era. Kujtojmë që Marina u akuzua për fotoshop të gishtit të dorës edhe pak ditë më parë.