MORI VESH TRADHËTINË E GRUAS/ Babai vret brutalisht të bijën 8-vjeçare (FOTO) – AlpeGossip
MORI VESH TRADHËTINË E GRUAS/ Babai vret brutalisht të bijën 8-vjeçare (FOTO)

MORI VESH TRADHËTINË E GRUAS/ Babai vret brutalisht të bijën 8-vjeçare (FOTO)

Një baba mizor është dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau të bijën 8-vjeçare në inat e sipër.

William Billingham ka vrarë vajzën e tij pasi mori vesh që nëna e saj kishte gjetur një të dashur të re. Billingham – i cili do të jetë 82 vjeç para lirimit, e vrau vajzën e tij duke e sulmuar brutalisht me thikë.

Gjykatësi Paul Farrer i tha të pandehurit:

Kjo vepër u nxit nga xhelozia dhe zemërimi. Ju e kthyet këtë zemërim mbi Mylee dhe e vratë atë në mënyrë që t’i shkaktonit dhimbje nënës e saj. Si i tillë, ky ishte një akt hakmarrjeje. Kjo ishte vrasje brutale, frikacake e një fëmije të pambrojtur dhe shumë të dashur që e kishte tërë jetën para saj.”
Vogëlushja Mylee u godit me thikë një herë në gjoks me forcë të madhe nga Billingham para se ky i fundit të qëllonte veten në stomak pasi policia mbërriti në shtëpizën e tij.

Prokurorët thanë se vrasja ishte në formë hakmarrje ndaj ish-partneres së tij, Tracey Taundry, pasi ajo filloi një marrëdhënie homoseksuale me një grua tjetër.