Puntata e ditës së djeshme e “Për’puthen” ka nisur me debate. Ishte konkurrenti nga Kosova, Argjend Rraci, i cili kërkoi fjalën për të thënë një problem.
Ai i tregoi moderatores së emisionit, Bora Zemani, një video e cila është bërë shumë virale në rrjetet sociale. Gjatë një puntate të mëparshme, teksa Argjendi po fliste, Juli shihet duke thënë një sharje mbrapa tij.
“Mos u merr me mua. Kjo që ke bërë ti është ofezë dhe është shumë pa pranueshme. Kur të flas unë, nuk dua që të flasësh për mua. Ki respekt. Mos bëj ofendime. Mbylle gojë”, i tha Argjendi Julit.
“Nuk kam respekt për ty. Ti je aktor. Ti je mall kinez, ndryshon fytyrën çdo ditë”, ia kthen Juli.
“Mos u merr me mua, merru me femrat. A ke ardhur për femrat? Asnjë gjest për femrat nuk kam parë nga ty”, vazhdon Argjendi.
Argjendin e mbrojnë Ritvana dhe Mikela dhe i tregojnë Julit se kjo sjellje është e papranueshme. Madje edhe opinionisti i emisionit, Arjan Konomi ndërhyn duke ngritur zërin dhe shumë i revoltuar nga kjo situatë.
Gjithashtu opinionisti i kërkoi djalit 20-vjeçar të kërkonte falje mirëpo ai nuk pranoi.