Big Mama siç duket po kalon kohë të mrekullueshme në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
E tani duket se artistja ka gjetur edhe “fatin e jetës” në vendin e bukur arab.
Bigi shihet duke marrë dhuratë një palë vathë nga një sheik, e ai madje edhe i ka vendosur menjëherë vathët këngëtares.
Ata shihen edhe duke shkëmbyer numrat e telefonit ndërsa janë njoftuar në një hotel në Dubai, në pushimin që iu ka mundësuar agjensioni i fluturimeve nga Kosova, ‘Fibula’.
Tani duket se Big Mama do të mendojë nëse do të kthehet ose jo në vendlindje, pasi Dubai e ka pritur shumë mirë.