“I KAM BORXH JETËN”/ Husky nuhati tre herë kancerin te e zonja (FOTO) – AlpeGossip
“I KAM BORXH JETËN”/ Husky nuhati tre herë kancerin te e zonja (FOTO)

“I KAM BORXH JETËN”/ Husky nuhati tre herë kancerin te e zonja (FOTO)

Qentë njihen për shqisë e fortë të nuhatjes, por ky është i veçantë pasi ka një aftësi speciale. Ky qen nuhat kur pronarja e tij është sëmurë. Amerikania Stephanie Herfel kishte disa dhimbje abdominale, kur qeni i saj “husky”, Sierra, bëri diçka të pazakontë.

“Ajo vuri hundën në pjesën e poshtme të barkut dhe shfryhu aq shumë sa mendova se do të më bënte pis. Ajo e bëri këtë gjë tre herë rresht. Pas herës së tretë, Sierra u largua dhe u fsheh”, tregon Herfel.

Pas kësaj ajo vendosi të bënte një takim me gjinekologun, i cili i tha se kishte një kist ovarian dhe e dërgoi atë në shtëpi me disa ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve.

Por kur u kthye në shtëpi ajo tregon se qeni u soll sërish në mënyrë të çuditshme, duke u rrokullisur brenda një hapësire shumë të vogël në dollap. Ajo vendosi që të vizitohej diku tjetër për një mendim të dytë.

Gjinekologu konfirmoi se ajo kishte një kancer të fazës së tretë. Herfel iu nënshtrua kimioterapisë, por historia nuk përfundon me kaq.

Pasi u diagnostikua me kancer për herë të parë në 2014-n, Sierra bëri përsëri të njëjtën sjellje të pazakontë në 2015-n dhe përsëri një vit më vonë. Çdo herë, u konfirmua se kanceri ishte rikthyer, fillimisht në mëlçi dhe më pas në legen.

“I kam borxh jetën time atij qeni. Ajo me të vërtetë ishte një dhuratë nga perëndia për mua. Nuk gaboi kurrë”, shprehet Stephanie Herfel.

Në fakt Sierra nuk është qeni i vetëm që ka aftësinë për të nuhatur sëmundjen e të zotit, por edhe të tjerët raportohet se kanë të njëjtën aftësi.