“KAM FILLUAR MJEKIMIN ME…”/ Rudina Magjistari dhe bashkëshorti i saj infektohen me COVID-19 (FOTO) – AlpeGossip
“KAM FILLUAR MJEKIMIN ME…”/ Rudina Magjistari dhe bashkëshorti i saj infektohen me COVID-19 (FOTO)

“KAM FILLUAR MJEKIMIN ME…”/ Rudina Magjistari dhe bashkëshorti i saj infektohen me COVID-19 (FOTO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari është infektuar me Koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, gjatë prezantimit nga shtëpia të emisionit “Rudina”. Moderatorja tha se nuk e ka bërë tamponin por simptomat janë shumë të qarta. Për më tepër, Rudina bëri të ditur se i shoqi ka rezultuar pozitiv ditën e djeshme.

“Mesa duket ishte momenti për ta pasur unë radhën  për të kaluar Covidin. Në fakt me thënë të drejtën tamponin nuk e kam bërë ende, por simptomat janë bërë shumë të qarta, për më tepër që në familje, bashkëshorti im dje ka rezultuar me tampon me Covid kështu që preferova të marr menjëherë masat, të izolohem dhe ndërkohë në ditët në vijim të bëj tamponin. Sigurisht që kam filluar mjekimin me mjekun infeksionit Gentian Stroni, kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me të dhe kam rastin ta falenderoj dhe përshëndes sepse ka qenë gjithmonë i gatshëm për të më ndihmuar me këshillat dhe sugjerimet e tij”, tha Rudina.