“NITA INFLUENCË E KEQE, JORI…”/ Efi zbulon ‘këshillat’ që i ka dhënë Kiarës: Mos u shoqëro me… – AlpeGossip
“NITA INFLUENCË E KEQE, JORI…”/ Efi zbulon ‘këshillat’ që i ka dhënë Kiarës: Mos u shoqëro me…

“NITA INFLUENCË E KEQE, JORI…”/ Efi zbulon ‘këshillat’ që i ka dhënë Kiarës: Mos u shoqëro me…

Teksa po hiqnin make-up-in mbrëmë, Efi Dhedhes u zbuloi vajzave të BB VIP se çfarë këshillash i ka dhënë Kiara Titos para se të riktheheshin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“I kam thënë unë do të eci më mirë. Edhe i ka zbatuar të gjitha çfarë i kam thënë. Me Nitën mos u shoqëro më se është influencë e keqe. Më tha me të vërtetë, po ok. Me Fotininë fare njëherë. Kjo Jori është kot fare”, tha Efi duke ngacmuar të gjitha vajzat që ishin aty.

Më pas ajo iu kthye Gert Koxhës, i cili edhe ai po hiqte make-up-in.

“Po ti ça do këtu”, e pyet Efi dhe ai i kthehet: “Na kanë futur edhe neve në valle”.

“Gjithandej qenke me vërtet. E sheh, të thashë mos rri me Gertin”, i kthehet më pas Efi Kiarës.