Së fundmi po bën xhiron e rrjetit një foto e një veze të thjeshtë, e cila është publikuar me qëllimin që të kalojë numrin e pëlqimeve të fotos së femrës më të famshme në botë, Kylie Jenner.
Foto e vezës ka thyer rekordin e Kylies, e cila kishte arritur 18 milionë pëlqime në Instagram, duke marrë plot 33 milionë pëlqime deri tani.
Mirëpo, kjo gjë e ka acaruar keq këngëtaren Enca Haxhia, e cila në Instastoryn e saj ka publikuar disa video ku thyen me inat disa kokrra vezë.
“Si guxon të marrësh më shumë pëlqime se unë dhe Kylie Jenner?”, shkruan Enca në postimin ku i drejtohet vezës që mban në dorë.