Super mami! Xhensila shfaqet 2 javë pas lindjes dhe duket në formë të shkëlqyer – AlpeGossip
Super mami! Xhensila shfaqet 2 javë pas lindjes dhe duket në formë të shkëlqyer

Super mami! Xhensila shfaqet 2 javë pas lindjes dhe duket në formë të shkëlqyer

Më 12 korrik, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bekuan me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, vogëlushes të quajtur Ajka.

Kur morem vesh qe do vije ti, sa u lutem dhe falenderuam Zotin per kete bekim. Mire se erdhe Ajka e jetes tone. Te mbaj ne krahe, e ta ndjej frymen, edhe aromen, a thua se te gjitha lulet e kesaj toke jan mbledhur grusht tek gusha jote. Cfar ndjesie qenka te mbash krejt boten ne duar. O kenga ime, o poezia ime. Bej te miren edhe duaje veten. Per cdo te mire qe do besh, Zoti do shkurtoje distancen mes teje edhe Atij. Nuk me ka emocionuar asnje publik sa ty, un jam publiku yt ne fakt, duartrokas gjithcka tenden. Zoti qofte bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, zoti na bekoi te dyve me mè te shtrenjten dashuri. Un jam me fat qe te kam, me shume akoma qe ti je babi i Ajkes sone. Faleminderit gjithkujt qe u be pjese e ketij bekimi tonin. Spitalit Amerikan 2, #spitaliamerikan2 stafit korrekt dhe te perkushtuar ne maksimum. Faleminderit @suavinex_albania qe na mikluat me produktet tuaja. Doc. Genc Kabili qe pervec profesionalizmit, na e beri pritjen tone me te qete dhe me te embel. Flm Dr. Genci. Gjithashtu ruajtjen e qelizave staminale nga @Biosavetirana per te siguruar te ardhmen e shendetit te familjes . Ne te tre ju falenderojme. Perqafime. Xhensila, Besi dhe Ajka. PS: Ajka, edhe dicka, do shkruajn portalet per ty keto dite, i falenderojme por edhe i lutemi ta lene me kaq edhe te respektojne privatesine e cdo fotoje te dal pa miratimin tone. Flm.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Ata kanë shprehur në rrjetet sociale lumturinë e jashtëzakonshme për faktin që u bënë prindër dhe së fundmi, Xhensila më në fund ka postuar foton e saj të parë, të shkrepur vetëm pak më shumë se 2 javë pas lindjes.

Në foton në fjalë, ajo shihet pranë bashkëpunëtorit të saj Ardian Bujupi, për të festuar faktin që kënga e tyre “Çika Çika” ka arritur plot 40 milionë shikime në You Tube. Ajo që bie në sy, është fakti që këngëtarja e njohur duket në një formë të shkëlqyer, ndonëse siç ka rrëfyer Besi, Ajka i lë vazhdimisht pa gjumë netëve.

Xhensila shihet me një fustan të shkurtër shumëngjyrësh që i nxjerr në pah këmbët e tonifikuara si dhe me fare pak grim në fytyrë. Aspak keq për një nënë të re!