Një bisedë sqarimi që nisi Rozana me Livian ka kaluar në debat mes dy banoreve të “Big Brother VIP 4”. Këngëtarja donte të sqarohej me Livian dhe t’i thoshte që të mos ndërhynte më te muhabetet e saj personale.
Kjo nuk u prit aspak mirë nga Livia, e cila i tha Rozanës që nëse ndërhyn aty ku ajo nuk ka qejf, të ia thotë dhe ajo ndalon.
“Ti merr protagonizmin”/ Rozana diskuton me Livian: Unë nuk kam guxuar që të…
Pjesë nga debati:
Rozana: Mos bërtit kot tani
Livia: Dua të bërtas, a të ka thënë njeri ty mos bërtit, a të ka thënë njeri ça të bësh?
Rozana: Po nuk po zihet njeri moj vajzë
Livia: Dua të bërtas, ma do zemra të bërtas, mos më thuaj çfarë të bëj
Rozana: Bërtit moj, por ma dhe në kokë
Livia: Punë e madhe fort, problemi jot
Rozana: O Livia di ti ndash gjërat ti
Livia: Nuk di, nuk dua. Të kem frikë unë me fol, të kenë frikë njerëzit me fol se do me fol ti më shumë se këta
Rozana: Pse të kesh frikë, të ka gjuajtur njeri?
Livia: Jo, sepse ti merr e ik si fëmijë, nuk di të trajtosh një bisedë. Ke hall se të ka thënë Neda, ke thënë pusho
Rozana: Unë nuk di të trajtoj bisedë?
Livia: Jo, nuk di
Rozana: Moj je në terezi ça thua?
Livia: Jam shumë në terezi, po marr përgjegjësi për atë që them
Rozana: Livia flet më shumë se ç’ke në kokë
Livia: Jo, flas shumë pak se ça kam në kokë. Më vjen keq nuk është ashtu. Jam shumë në rregull
Rozana: Ndaj diskutimet nga debatet. Mos bërtit moj













