”ÇDO BABA E BËN”/ Aktori i njohur shqiptar ndërron pelenat e vjzës dhe nuk i duket aspak tabu! – AlpeGossip
”ÇDO BABA E BËN”/ Aktori i njohur shqiptar ndërron pelenat e vjzës dhe nuk i duket aspak tabu!

”ÇDO BABA E BËN”/ Aktori i njohur shqiptar ndërron pelenat e vjzës dhe nuk i duket aspak tabu!

Aktori i njohur shqiptar Ledion Zoi ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze dielli”, ku ka folur për vajzën e tij, Rakelë dhe sesi ka ndryshuar jeta e tij pas ardhjes në jetë të saj.

“Është një ndjesi shumë e bukur. Emri i saj Rakelë, ka qenë bashkim emrash, më pëlqejnë emrat autoritarë. Botën e shoh në një këndvështrim tjetër, kam një përgjegjësi të dyfishtë, duhet të kujdesem për të. I ka ngjarë babait. Ka marrë goxha nga unë, megjithatë është një miksim shumë i bukur i të dyve”, u shpreh aktori.

Ledioni tregoi se kujdeset shumë për të bijën dhe i ndërron pelenat.

“Ia kam ndërruar edhe pelenat. Kjo nuk është tabu, çdo baba e bën”, tha aktori.

Kujtojmë që Ledioni është komentuar dikur për ngjashmërinë e madhe me aktorin turk Kivanç Tatlitug.