Kush ja ka rrëmbyer zemrën VIP-ave shqiptarë?! Njihuni me “lidhjet SEKRETE”, nga Elvana Gjata tek Gaz Paja… (FOTO) – AlpeGossip
Kush ja ka rrëmbyer zemrën VIP-ave shqiptarë?! Njihuni me “lidhjet SEKRETE”, nga Elvana Gjata tek Gaz Paja… (FOTO)

Kush ja ka rrëmbyer zemrën VIP-ave shqiptarë?! Njihuni me “lidhjet SEKRETE”, nga Elvana Gjata tek Gaz Paja… (FOTO)

Një pjesë e VIP-ve shqiptarë nuk kanë preferuar që jetën e tyre private ta ndajnë me fansat. Janë aq të famshëm sa të gjithë duan të dinë gjithçka rreth tyre, por ata kanë mundur ta fshehin një pjesë të jetës së tye aq mirë sa gjithmonë të ngelet “enigmë” dhe të shtojnë gjithmonë e më shumë kurjozitetin e fansave.

Rrjetet e tyre sociale gati sa nuk po “pëlcasin” nga fotot e shumta që ata postojnë, por të dashurit apo të dashurat e tyre janë enigmë për publikun shqiptarë.

Më poshtë AlpeNews.al po ju njeh me disa prej lidhjeve sekrete të VIP-ave, të cilët dhe pse janë kapur mat shpeshherë me to në krah, as e kanë pranuar por as e kanë mohuar.

Ledri Vula dhe e dashura e tij

Pasi u nda nga Adela Sollaku, Ledri Vula kaloi një periudhë pushimi në jetën e tij me femrat. Domethënë u përfol për një lidhje me disa prej tyre, por asnjë gjë serioze dhe konkrete, deri sa u shfaq Sara.

Ajo është një vajzë e re, jo personazh publik. Jeton në Gjermani dhe duket se i ka marrë zemrën këngëtarit tonë. AlpeNews.al zbuloi pak më parë se mes Ledrit dhe Sarës gjërat janë bërë serioze aq sa dyshja është drejt fejesës.

Gaz Paja dhe e dashura

Aktori i njohur Gaz Paja është shumë i rezervuar për sa i përket jetës private dhe kur gjejmë ndonjë detaj nga kjo e fundit, duket sikur është bërë ndonjë zbulim.

Aktori i “Portokallisë” doli zbuluar në dasmën e mikut të tij Bes Kallaku me të dashurën, një vajzë bionde simpatike e cila e shoqëronte. Më pas Gazi është kapur mat dhe nga paparacë të ndryshëm duke u puthur me “sybukurën” e tij, siç e quan dhe vetë aktori në intervista kur flet për personin e zemrës, por pa ja zbuluar identitetin.

Roza Lati dhe i dashuri

Një foto ku Roza Lati shfaqej duke u puthur me një djalë është komentuar kudo në media. Vetë Roza reagoi menjëherë pas publikimit dhe u shpreh se deri tani mediat i kanë bërë të dashur “lloj lloj njerzish, alienësh, fantazmash”etj, por duket se djali i quajtur Arbër është ai që i ka rrëmbyer zemrën moderatores shqiptare.

Marina Fara dhe i dashuri i saj

Për Marina Farën dolën lajmet që ishte shtatzënë. Përveç lajmit të shtatzënisë u zbulua edhe fytyrën e të dashurit të Marinës, e cila nuk e kishte publikuar asnjëherë të plotë, por vetëm të mbuluar ose gjysmën e fytyrës.

Landi Fonia dhe e dashura e tij

Detajet e tij nga jeta private janë shumë të pakta, por tek tuk Landi në profilin e Instagram-it shfaqet një bjonde. Këngëtari i grupit “West Side Family” publikoi një foto përkrah vajzës që e njohin me emrin Joli Liço. Landi nuk shfaqet shumë me të dashurën e tij, por kur e bën të gjithëve ju ngelen sytë tek ajo.

Rozana Radi dhe i dashuri i saj

Pas disa vitesh që artistja u përpoq ta mbante jetën e saj sentimentale jashtë vëmendjes mediatike, u zbulua personi që i kishte rrëmbyer zemrën. Ai quhet Shpëtim Karakushi, me detyrën oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit në Tiranë, dhe lidhja e tyre është një lidhje disavjeçare.

Elvana Gjata dhe i fejuari i saj

Elvana Gjata ndodhet në Francë, ku në një nga hotelet luksoze në Nice duket se ka qenë në shoqërinë e çiftit, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Këngëtarja u ka bërë një video miqve të saj të ngushtë, të cilët po përpiqeshin të pozicionoheshin para aparatit celular. Por në një moment të videos, në sfond shihet tek hyrja e hotelit një djalë që diçka i thotë me shenja Elvanës. Ai është i fejuari i saj, me të cilin kanë një kohë të gjatë bashkë. Burime për  bëjnë me dije se i fejuari i saj është biznesmen dhe jeton në Gjermani. Elvana i hipën avionit privat dhe shkon e takon shpesh.

Përgatiti AlpeNews.al