DEKLARATA JO E ZAKONTË E MINISTRES/ Juliani e ironizon publikisht: Urdhëroni në “bibliotekën” time – AlpeGossip
DEKLARATA JO E ZAKONTË E MINISTRES/ Juliani e ironizon publikisht: Urdhëroni në “bibliotekën” time

DEKLARATA JO E ZAKONTË E MINISTRES/ Juliani e ironizon publikisht: Urdhëroni në “bibliotekën” time

Që prej mëngjesit të gjithë njerëzit kanë komentuar statusin e Ministres së Kulturës , Mirela Kumbaro të bërë pak orë më parë në Twitter.

Kumbaro së fundmi  i është përkushtuar “Lëvizjes Kombëtare për Lexim” në mënyrë që të nxisë leximin sidomos tek të rinjtë. Shkrimi i saj në Twitter ka qenë në qendër të vëmendjes. Ajo shpërndau një shprehje të  John Waters për librat në të cilën thuhej:

“Ne duhet t’i bëjmë librat interesantë sërish. Nëse t’i shkon në shtëpinë e dikujt dhe sheh që ata nuk kanë libra, mos kryej marrëdhënie seksuale me ta. Mos i lini t’ju zbulojnë para se të kenë zbuluar sekretin universal të librave!”

Nisur nga këto fjalë komentet kanë qenë të vrullshme, kritike dhe ironike. Një nga figurat publike që ka ironizuar deklaratën e Kumbaros ka qenë aktori Julian Deda.

Ai ka shpërndarë në Instagram-in e tij një foto ku shfaqet i rrethuar nga librat dhe bashkangjitur saj shkruan:

“Goca, urdhëroni në “bibliotekën” time…! Lexojmë së bashku!”,- ndërkohë që komentet poshtë këtij postimi kanë qenë të shumta dhe revoltuese dhe ironizuese duke mbështetur kështu ironinë e Julit për këtë deklaratë të ministres.