Një takim mjaft emocionues ka ndodhur në një familje në Malishevë, pasi fëmijët e saj tashmë të gjithë në moshë, janë takuar pas 72 viteve.
Takimi interesant ka ndodhur në familjen Mazreku nga fshati Guriç. Ka qenë djali i njërës prej motrave ka treguar se si nëna e tij së bashku me tezet, janë rritur duke mos e ditur se kanë edhe një vëlla e një motër tjetër nga babai i tyre.
Plaku i moshuar ka vite që ka vdekur, por sipas Malisheva News ai nuk u kishte treguar vajzave se kishte edhe një djalë dhe një vajzë në fshatin Xerxë të komunës së Rahovecit.
Vëllai i këtyre motrave është tashmë 82 vite, ndërsa motra me të cilën ai ka jetuar për një kohë të gjatë ka vdekur disa vite më parë.
Kështu 82-vjeçari kujtonte se kishte mbetur fillikat i vetëm pa motra e pa vëllezër, por ai ka gjetur së fundmi motrat e tjera që jetojnë në Guriç të Malishevës, jo shumë larg nga vendlindja e tij Xerxë.
Nisma për të bashkuar gjithë familjen ishte iniciuar nga shumë njerëz, kryesisht miq e dashamirës së familjes së tij.
Kjo ka bërë që historia e gjatë dhe enigmatike e kësaj familje shqiptare nga Kosova të përfundojë me një takim emocional mes katër motrave dhe vëllait të tyre 82 vjeç.
Fotot e publikuara tregojnë momentin kur gjithë familja është fotografuar së bashku.