Gjendet donatorja për shërimin e 2-vjeçares me "gjakun" e rrallë - AlpeGossip
Gjendet donatorja për shërimin e 2-vjeçares me “gjakun” e rrallë

Gjendet donatorja për shërimin e 2-vjeçares me “gjakun” e rrallë

Një donatore ka ofruar të shpëtojë jetën e një vogëlusheje 2-vjeçare, e cila ka një lloj të rrallë të grupit të gjakut në botë.

Zainab Mughal nga Florida e Jugut u diagnostikua para dy muajsh me neuroblastomë, një kancer agresiv në qelizat nervore. Për të bërë trajtimin me kimioterapi, asaj i nevojitet transfuzion gjaku, të cilin nuk mund t’ia japë çdo njeri.

Zainab ka mungesë të një antigjeni në gjak që e kanë shumica e njerëzve. Prandaj, ishte shumë e vështirë gjetja e një donatori që kishte të njëjtin grup gjaku me të.

Pas kërkimit në gjithë botën, një nënë britaniko-indiane që vendosi të qëndrojë anonime tha se ndihej e privilegjuar që gjaku i saj do shërbente për të shpëtuar jetën e Zainab.