”EMISION PERVERS, PUTHJE NË ORARE QË…”/ Komentuesit irritohen nga skena e puthjes në orarin e pasdites (VIDEO) – AlpeGossip
”EMISION PERVERS, PUTHJE NË ORARE QË…”/ Komentuesit irritohen nga skena e puthjes në orarin e pasdites (VIDEO)

”EMISION PERVERS, PUTHJE NË ORARE QË…”/ Komentuesit irritohen nga skena e puthjes në orarin e pasdites (VIDEO)

Ditën e sotme në emisionin ”Ftesë në 5” të moderuar nga Bieta Sulo, dëshmuam puthjen në buzë të dy meshkujve, përkatësisht biznesman-it Elton Ilirjani dhe një mashkulli misterioz të cilit Eltoni i drejtohet si miku i tij më i mirë.

E teksa sipas moderatores dhe Elitonit kjo puthje kishte qëllim të tregonte barazinë dhe të drejtat e çdo njeriu për të jetuar jetën e tij, për disa të tjerë, pra për publikun, mund të mos ketë qenë e hijshme.

Bazuar në komentet në postimin e Bietës, shumë nga ndjekësit shprehen se janë dakord që të drejtat e çdo njeriu të respektohen, por kjo nuk duhet bërë në ekran e për më tepër gjatë një emisioni pasditeje, orar në të cilin ndjekës janë dhe shumë të mitur.

Kjo skenë në emisionin e moderatores është gjykuar shumë nga publiku dhe pakënaqësitë mund të dallohen lehtë në seksionin e komenteve të postimit të fundit të Bietës.

Ju kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh në ekran në një orar të papërshtatshëm. Puthjen midis dy njerëzve publik të së njejtës gjini e kemi parë dhe mes moderatorëve të ”Fiks Fare” por dhe mes Beatrixit e Olta Gixharit në ”Dance With Me”. /AlpeGossip.al

Devis Muka dhe Doran Ramaliu

Beatrix Ramosaj dhe Olta Gixhari