A nuk janë këta burrat më pa fantazi që keni parë? Laj e thaj veç një veshje (FOTO) – AlpeGossip
A nuk janë këta burrat më pa fantazi që keni parë? Laj e thaj veç një veshje (FOTO)

A nuk janë këta burrat më pa fantazi që keni parë? Laj e thaj veç një veshje (FOTO)

Imagjinoni dot një grua që vesh gjithë jetën një fustan? Lere pastaj një nga gratë që dalin në ekran. Edhe dy herë po e veshën një rrobë, merr lajmi dhenë. Pse ç’janë ato, burra janë? Ata po, vishen si ju do qejfi, s’e vrasin mendjen në ikën a vjen moda, në i pamë a s’i panë të gjithë me të njëjtën rrobë. Madje e veshin atë rrobë me qejfin më të madh tërë jetën dhe këtu s’e kemi fjalën për burra dosido. Ata që xhirohen e fotografohen dhe kaq shumë ndryshe nga gratë jetojnë të lumtur e në paqe me një xhup, një xhaketë, një këmishë a një kravatë. Ja për shembull, provoni të sillni ndër mend Ismail Kadarenë. Hë, a nuk ju erdhi në mendje imazhi i tij me xhupin kaf me pellush? Shkrimtari ynë që jeton në Paris ka vite që nuk e ndërron xhupin. Madje ata që e njohim mirë thonë se jo vetëm xhupin, as këpucët që i mban një numër më të madh, as kafenenë ku ulet me miqtë a shkruan libra. Ç’shkrimtar do ishte pa ca zakone si këto?

(Ismail Kadare, foto nga Google)
Po Arian Çanin do arrinit dot ta mendonit me një këmishë bojëqielli? Mision i pamundur! As imagjinata s’të bindet dhe s’ka faj. Kemi kaq e kaq vite që e shohim atë njeri me të zeza. Veç një ndryshim ka bërë, nga bluzë të zezë e ktheu në këmishë të zezë. Ca ngaqë e zeza e tregon të dobët, ca ngaqë ai ka krijuar një personazh tashmë e shumë ngaqë Çani nuk është fort i zakontë, këmisha e tij e zezë identifikohet me të po aq sa identifikohet studioja e “Zonë e lirë”, ca shprehje e ca lëvizje me patentë që janë të tijat e vetëm të tijat.

(Arian Çani, foto nga Google)
Po presidenti Meta, kë ka veshje fiksim? S’e vëmë hiç në dyshim që e keni gjetur xhaketën e tij blu, që duket sikur mbetet e njëjta si me 30 kile më pak si me 30 kile më shumë. Absurdi më i madh për një grua (shumë xhaketa identike) qenka komoditeti më i madh për një burrë. Ilir Meta dhe xhaketa e tij blu janë bërë dy në një, pavarësisht nëse ndodhen të dy në parlament, në kryeministri, në presidencë, në seli partie, në terren, në koncert, në miting… Ne nuk e dimë si qëndron e vërteta, por kemi dyshime që edhe zonja e tij që shquhet për shije, duhet ta ketë pisk punën me xhaketën blu të bashkëshortit, që do xhelozonte çdo grua.

(Ilir Meta, foto nga Google)
Larg çdo kapardisjeje dhe kollarisjeje, Gjergj Bojaxhi ka gjithashtu uniformën e tij të studiove televizive, fotove, konferencave e takimeve: këmishë e bardhë e xhinse. Pak e saktë, vështirë ta shohësh të mbërthyer me kravatë e kostum. Me të vetën, Gjergji kostum e ka për sa kohë që nuk e ndërron lëkurën.

(Gjergj Bojaxhiu, foto nga Google)
Edhe ca burra të njohur jashtë Shqipërie i kanë ca fiksime uniformiteti. Kryeministri grek Alexis Tsipras, që s’e dimë kur e ka bërë divorcin me kravatën, duke i shpallur luftë asaj dhe kodit të veshjes së një burri shteti bashkë. Ka pamje simpatike dhe ajo kravatë e munguar ia ul ca vite në moshë, edhe pse vështirë të besosh se bazohet pikërisht këtu urrejtja e tij për kravatën, të cilën një burrë tjetër nga Amerika e dashuron dhe e do përherë të kuqe.

(Alexis Tsipras, foto nga Google)
Të gjitha nuancat e dizenjot e së kuqes që kur ka qenë e ri e deri më sot në krye të Shtëpisë së Bardhë si presidenti i SHBA-ë. Melania është e lirë të veshë ç’të dojë, të shpenzojë deri në çmenduri për çdo ditë. Atij, milionerit president, i pëlqen vetëm kravata e tij e kuqe, që i valëvitet nga era, sepse Trump ka edhe një tjetër fiksim për të mos i mbërthyer kopsat e xhaketës.

(Donald Trump, foto nga Google)
Dhe të mendosh pastaj, që burrave u është dukur përjetësisht e padeshifrueshme bota femërore. Po këta burra kush i kupton dot vallë?

K.S/Tiranapost.al