PRISHI RAPORTET ME CAPITAL T? Majk flet për herë të parë (FOTOT) – AlpeGossip
PRISHI RAPORTET ME CAPITAL T? Majk flet për herë të parë (FOTOT)

PRISHI RAPORTET ME CAPITAL T? Majk flet për herë të parë (FOTOT)

Dy ditë më parë, në media u përfol për prishje të marrëdhënieve mes dy prej reperëve më të suksesshëm të momentit, Capital T dhe Majk.

U tha se shkak për zënkën mes djemve ishte bërë kënga e re e Kapos në bashkëpunim me Ledri Vulën, që do të jetë pjesë e albumit të tij “Skulpturë”.

Deklaratat e djemve bënë bujë në rrjete sociale, mirëpo duket se gjithçka është sqaruar.

Së fundmi, Kapo etiketoi kolegun në një postim në InstaStory, duke i shkruar “Shihemi pak më vonë” dhe për herë të parë, Majk vendosi të reagojë.

Ai i ka kthyer gjithashtu një përgjigje publike reperit, duke shkruar “Shihemi”.

Nuk e dimë nëse djemtë do të takohen live, apo do të dalin në një video live për fansat, për të mohuar gjithçka që u fol këto ditë rreth prishjes së miqësisë së tyre.

Mbetet të presim!