KËTË VIT NË “MODË” JUGU/ Deshën, s’deshën, këta janë VIP-at shqiptarë që po pushojnë këtë verë në Shqipëri (FOTOT) – AlpeGossip
KËTË VIT NË “MODË” JUGU/ Deshën, s’deshën, këta janë VIP-at shqiptarë që po pushojnë këtë verë në Shqipëri (FOTOT)

KËTË VIT NË “MODË” JUGU/ Deshën, s’deshën, këta janë VIP-at shqiptarë që po pushojnë këtë verë në Shqipëri (FOTOT)

Për shkak të emergjencës Covid-19 dhe mbylljes së kufijve, personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar kanë zgjedhur si rrallëherë që këtë vit t’i kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri.

VIP-at janë dyndur drejt jugut të vendit, për të shijuar motin e mirë dhe freskinë e detit të pastër, ndërsa në rrjete sociale nuk kanë munguar postimet e shumta.

Enca, Rina Balaj, Butrin Imeri, Stresi, Ledri Vula, Capital T, Gjiko dhe Elita Rudi, Argjentina Ramosaj, Ronela Hajati, Jona Spahiu, Rezarta Shkurta, Xhemi Shehu, Nevina Shtylla, Miriam Cani etj, të gjithë kanë shkuar në jug!

View this post on Instagram

Princesha e Drimadhesit arriti 🧜🏻‍♀️

A post shared by ENCA (@enca) on

Në fakt, kjo është hera e parë që të gjithë personazhet mblidhen për të pushuar në të njëjtin vend në Shqipëri, në jug, që duhet ta pranojmë se është perla e muajve të verës dhe jo vetëm!

Të themi të drejtën, na u bë shumë qejfi që aktualisht të gjithë të famshmit shqiptarë po pushojnë në Shqipëri.

View this post on Instagram

Catching waves with my son 😝🤘🏻🌊

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Kjo sepse në këtë mënyrë, VIP-at promovojnë turizmin shqiptar dhe vendet tona të mrekullueshme, ku ditët e verës kalojnë pa u ndjerë.

Urojmë që zgjedhja e jugut të mos jetë vetëm si pasojë e mbylljes së kufijve dhe dëshirojmë që kjo të ndodhë më shpesh në vijim!

Nuk i vëmë faj atyre që zgjedhin vende të tjera si Turqia apo Maldivet, pasi shërbimi në vendin tonë nuk është gjithmonë ai që pritet.

View this post on Instagram

Sa per ju ?RRi si ne sauna 🧖‍♂️

A post shared by STRESI (@stresi) on

Mirëpo, mendoni pozitivisht!

Gjërat vijnë hap pas hapi dhe me promovimin e turizmit shqiptar shtohet interesi, shtohen turistët, rritet konkurrenca e për pasojë rritet edhe cilësia e shërbimit!

Për më tepër, ekonomia shqiptare do të përfitojë dhe do të rritet mirëqenia vendit! Kështu, të gjithë do të ishim të lumtur.

View this post on Instagram

🧜🏽‍♀️

A post shared by Argjentina Ramosaj (@argjentinaramosaj) on

Fundja, çfarë i mungon Shqipërisë veçse pak promovim?

“Jashtë shtetit” nuk është më në modë këtë vit, në modë është jugu dhe shpresojmë të jetë për shumë gjatë!